Banorët e BB Vip e fesuan në oborr Vitin e Ri. Ata shtruan një darkë dhe së bashku uruan njëri-tjetrin. Mirëpo, ajo që është vënë re dhe që është postuar nga të gjithë është përqafimi i Donaldit dhe Ilirit. Ka qenë Iliri ai që e ka përqafuar edhe puthur Donaldin.

Fillimisht ai e ka ngacmuar se nuk e do atë, por meriton që të duhet. Më pas ka thënë se do shumë Romeon, prandaj nuk e do shumë Donaldin. Kjo situatë është kaluar me të qeshura nga banorët.

Nata e ndërrimit të viteve i ka gjetur në mënyrë te pazakontë banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” të cilët kanë qëndruar të izoluar edhe në këtë natë të veçantë.

Gjatë darkës së shtruar në tryezën e oborrit, banorët kanë uruar njeri-tjetrin dhe në mbyllje të festës, ata kanë marrë një surprizë të bukur.

Edhe pse ndodhen larg njerzve të dashur, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë surprizuar nga familjarët e tyre, të cilët i kanë uruar banorët nëpërmjet videove të shkurtra ku i përshëndesin nga tryeza e tyre në tryezën e banorëve.

Të gjithë konkurrentët janë përlotur teksa dëgjonin urimet e përzemërta nga familjarët e tyre që këtë vit, ndryshe nga çdo herë tjetër, janë ndodhur larg tyre.