Mbrëmjen e djeshme Einxhel Shkira lëndoi krahun gjatë një loje të organizuar brenda shtëpisë. Si rrjedhojë, faqja zyrtare e “Big Brother VIP” ka bërë një lajmërim të rëndësishëm.
Einxhel do ta lërë për pak kohë shtëpinë e Big Brother për të marrë trajtim më të specializuar në spital. Megjithatë, gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do të rikthehet.
“Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun. Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor por do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar.
Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e “Big Brother”.
Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat.
Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë”, shkruhet në njoftim.