Dusan Vlahovic është një futbollist i ri i Juventus-it.
Një transferim shumë i rëndësishëm për Zonjën e Vjetër, që ka vendosur një rekord për sa u takon blerjeve të merkatos së dimrit.
Serbi ka qenë blerja më e shtrenjtë në historinë e Serisë A për sa i takon merkatos së dimrit.
Megjithatë, nëse konsiderohet edhe merkato e verës, blerja e Vlahovic nga Juventus-i nuk arrin as në podium.
Sipas klasifikimit të blerjeve në Serinë A të bërë nga Sky, duke u bazuar te të dhënat e Transfermarkt, sulmuesi serb është në vendin e shtatë.
Zbulojmë 10 vendet e para, duke saktësuar se është marrë në konsideratë vetëm shifra bazë pa bonuset e mundshëm.
Gaizka Mendieta: nga Valencia te Lazio për 48 milionë euro në verën e vitit 2001
Gianluigi Buffon: nga Parma tek Juventus për 52.88 milionë në verën e vitit 2001
Hernan Crespo: nga Parma te Lazio për 56.81 milionë në verën e vitit 2000
Dusan Vlahovic: nga Fiorentina tek Juventus për 70 milionë në janarin e vitit 2022. (përjashtohen bonuset deri në 10 milionë euro)
Romelu Lukaku: nga Manchester United tek Inter për 74 milionë në verën e vitit 2019
Victor Osimhen: nga Lille te Napoli për 75 milionë në verën e v itit 2020. (përjashtohen bonuset deri në 5 milionë euro)
Arthur: nga Barcelona tek Juventus për 76 milionë në verën e vitit 2020. (përjashtohen bonuse deri në 6 milionë euro)
Matthijs De Ligt: nga Ajax tek Juventus për 85.5 milionë në verën e vitit 2019
Gonzalo Higuain: nga Napoli tek Juventus për 90 milionë në verën e vitit 2016
Cristiano Ronaldo: nga Real Madrid tek Juventus për 117 milionë në verën e vitit 2018