Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka përkujton sot Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit.
Ministrja Xhaçka vlerëson kontributin e shqiptarëve në mikpritjen dhe strehimin e hebrenjve.
“Në këtë ditë të përkujtimit të Holokaustit ne nderojmë kujtimin e miliona hebrenjve të pafajshëm, të vrarë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por si shqiptarë e hedhim vështrimin nga historia dhe krenohemi me faktin se hebrenjtë u mirëpritën, u strehuan dhe u shpëtuan nga tragjedia prej shqiptarëve, duke fituar edhe titullin e ” Të drejtët mes Kombeve”, shprehet ajo.
Po ashtu, Xhaçka postoi një video, ku Joel Rubin, Drejtor Ekzekutiv i Kongresit të Hebrenjve vlerëson kontributin e popullit shqiptarë për mbrojtjen e jetës së hebrenjve.
“Si një hebre amerikan, unë dua të falënderoj personalisht popullin shqiptar për atë që kanë bërë për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore për të shpëtuar jetën e hebrenjve”, shprehet Rubin.
Ndërsa, Moisi Batino, shqiptari hebre i mbijetuar nga Holokausti shprehet se kryetari i familjen na thoshte neve, mos keni frikë se jam unë këtu. Në rast se ju ndodh gjë juve do vdes unë përpara, gruaja kalamajtë e mijë pastaj do ju dorëzoj ju.