Bashkimi Europian ka mbështetur nismën e maxhorancës të paraqitur sot në Kuvend për zgjatjen e organeve të vettingut.
Delegacioni i BE në Shqipëri përmes një postimi në “Twitter” e konsideron një hap të rëndësishëm paraqitjen në Kuvend të projekt-amendamentit, ndërsa e cilëson si një hap të rëndësishëm edhe për integrimin e Shqipërisë në BE.
“Hap i rëndësishëm në Kuvend me paraqitjen e amendamentit kushtetues për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, për të votuar të gjithë deputetët. Bashkimi Evropian mbështet fuqimisht zgjatjen e mandatit. Përfundimi i suksesshëm i procesit të vettingut është tejet i rëndësishëm për integrimin evropian të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.