Partizani i besohet Dritan Mehmetit dhe tani ka ardhur edhe njoftimi zyrtar i “Demave të kuq”, që zëvendësojnë kështu Ilir Dajën e larguar pas humbjes në derbi me Tiranën.

“Nisin sot zyrtarisht përgatitjet për vitin 2022. Me fillimin e vitit të ri 2022 ekipi ka nisur zyrtarisht përgatitjet në drejtimin e Dritan Mehmetit.

Pjesë e familjes së kuqe nga sezoni 2018 – 19 sezon në të cilin u shpall edhe kampion i Shqipërisë në detyrën e zv. trainerit, Mehmeti ka drejtuar më parë Partizanin B dhe nga ky sezon ishte në krye të ekipit U-21.

Nën drejtimin e trainerit Mehmeti sot ekipi ka zhvilluar seancën e parë në orën 11:30 në ambientet e kompleksit sportiv “Fooball Republic” për takimin ndaj Egnatias”, njofton klubi i kuq.