Paulo Dybala e ka shumë të vështirë të bëj liderin tek Juventus, thuajse në çdo moment të rëndësishëm të sezonit, sulmuesi argjentinas “zhduket”. Historia nuk ndryshon as këtë herë, teksa përpara sfidës kundër Villareal, trajneri Allegri duhet të bëjë llogaritë pa sulmuesin argjentinas.

Ekzaminimet mjekësore tregojnë për një tërheqje muskulore në kofshën e majtë, një dëmtim jo serioz por në çdo rast, Dybala do të mungojë për të paktën 10 ditë duke humbur në këtë mënyrë përballjen e parë me spanjollët.

Kjo situatë që e ka shoqëruar gjatë gjithë sezonit, dëmtimet pafund kanë bërë që drejtuesit e Juves të hezitojnë në më shumë se një herë për ti ofruar një rinovim me termat financiarë që kërkonte Dybala. Në të njëjtën situatë është edhe Daniele Rugani, edhe ai do të mungojë për 10 ditë.