Askujt nuk i pëlqejnë dështimet, por nëse dikush ngrihet mbi to dhe i shfrytëzon për t`u përmirësuar, të tjerë nuk i kapërcejnë me lehtësi.
Këtu është një listë e shenjave të zodiakut që nuk mund t`i përballojnë dështime.
Peshorja-Peshores i duhet kohë për të kapërcyer një dështim. Mendon vazhdimisht për to. Fajësojnë veten që nuk kanë bërë më të mirën e tyre. Ato, shpesh, kanë frikë të provojnë përsëri të njëjtën gjë duke kujtuar dështimin e tyre të kaluar.
Dashi-Një Dash është gjithashtu dikush që nuk mund të përballojë dështimet. Ata kanë pritshmëri të mëdha nga vetja dhe kur nuk janë në gjendje t’i përmbushin ato, gjërat për ta shkojnë drejt greminës.
Gaforrja-Një Gaforre, ashtu si Dashi, është dikush që nuk mund t`i përballojë dështimet. Ata gjithmonë synojnë të jenë më të mirët dhe arrijnë sukses vetëm në çdo gjë që bëjnë. Megjithatë, ata harrojnë praktikat e jetës dhe se gjërat nuk shkojnë kurrë ashtu siç i kemi planifikuar.
Shigjetari-Shigjetarët e bëjnë më të vështirë për veten e tyre të kapërcejnë ose të trajtojnë dështimet. Ata jetojnë në të kaluarën dhe në vend që të ngrihen dhe të ndryshojnë gjërat, vazhdojnë të mendojnë për atë që shkoi keq. Duhet shumë kohë dhe guxim që ata të lëvizin dhe të pranojnë dështimet. Ndonjëherë, ata madje mund të fajësojnë të tjerët për dështimin e tyre.