Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është shprehur se e gjithë bota është në konsensus lidhur me përjashtimin e Rusisë nga SWIFT.

Në një deklaratë mbrëmjen e sotme, lideri ukrainas tha “ne ndjejmë se Ukraina ka mbështetjen e të gjithë botës së qytetëruar për kufizimet e Rusisë lidhur me SWIFT.

Ai e përshëndeti këtë si një “fitore të rëndësishme” dhe tha se për Rusinë është një humbje e madhe.

Çfarë është SWIFT?

SWIFT është një platformë e sigurt komunikimi që përdoret nga bankat, ndërmjetësuesit e bankave dhe institucionet financiare që dërgojnë dhe pranojnë informacione, të tilla si udhëzime për transferimin e parave jashtë vendit apo për tregtimin e letrave me vlerë.