Në intervistën për Zërin e Amerikës, kryeministri Rama u pyet edhe për çështjen e Ukrainës dhe nëse do të ketë rezolutë. Rama u përgjigj duke theksuar se kjo nuk është çështje e Shqipërisë megjithatë jemi në krah të SHBA dhe vendimarrja u përket atyre.

A do ketë rezolutë për Ukrainën?
Rama: Nuk është një çështje e Shqipërisë por gjithë botës dhe patjetër që në këtë proces do të jemi krah për krah me SHBA dhe të jemi realist vendimmarrja i përket SHBA.
A ka shqiptarë në Ukrainë ?
Rama: Ministria e jashtme ka marrë të gjitha masat dhe ndërkohë kemi disa shqiptarë që janë pjesë e misionit të monitorimt të OSBE që do vijojnë të jenë atje.