Roman Abramovich ka vendosur të heqë dorë nga Chelsea, pas pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë. Pronari i Bluve, i cili e bleu klubin në vitin 2004, ka publikuar një mesazh në faqen e klubit në internet.
Ky vendim ka ardhur në prag të finales së Carabao Cup që Chelsea do të luajë kundër Liverpool-it të mërkurën e ardhshme.
“Gjatë pothuajse 20 viteve të mia si pronar i Chelsea-t, unë e kam parë gjithmonë rolin tim si atë të një kujdestari të klubit, puna e të cilit është të sigurojë që ne jemi sa më të suksesshëm të jetë e mundur, duke patur gjithashtu një rol pozitiv në komunitet”, lexohet në mesazhin e Abramovich.
“Të gjitha vendimet që i kam marrë kanë qenë në të mirën e klubit. Unë mbetet i përkushtuar ndaj këtyre vlerave. Për këtë arsye kam vendosur që të heq dorë nga Chelsea dhe t’ia besoj atë drejtuesve të Fondacionit të bamirësisë së klubit. Besoj se ata janë në pozicionin më të mirë për t’u kujdesur për interesat e klubit, lojtarëve, stafit dhe tifozëve”.