Zv.kryeministri Arben Ahmetaj është shprehur se në Landfillin e Tiranës nuk ka incenerator dhe nuk ka si të ketë deri në vitin 2025 sepse kështu është parashikuar në kontratë. Ai tha se deklarata “nuk ka Tirana incenerator” është e pavërtetë nga ana e opozitës.
“Nuk prezupozohet që të ketë deri në 2025, është si e vërteta e 430 mln eurove. E ka bërë Xhelal Mziu dhe ai nuk ka kërkuar mbështetje buxhetore dhe nuk është Ministria e Financave që koordinon koncesionet”, tha Ahmetaj.