Real Madrid la pas humbjen në Champions dhe fitoi pastër 3-0 mbrëmë ndaj Alaves, duke mbatjur kreun e renditjes. Trajneri Carlo Ancelotti ka një kontratë deri në vitin 2024 dhe humbja e pësuar në Champions League kundër PSG, nëse do të konfirmohet nga ndeshja e kthimit, nuk do t’i ndryshonte gjërat.

Zakonisht, klubet e mëdha kanë tendencën të bëjnë një revolucion kur nuk arrihet objektivi kryesor i sezonit. Megjithatë, duket se te Real Madrid nuk do të ndodhë kështu.

Siç ka bërë të ditur Marca, trajneri italian do të duhet të fitojë kampionatin për t’u konfirmuar në drejtim të Los Blancos, ky është kushti për të vazhduar punën e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo që do të ndodhë në Champions, duke marrë parasysh se mundësitë e madrilenëve për t’u kualifikuar në çerekfinale janë akoma shumë të larta, nuk do të ketë pasoja për Ancelotti-n.