epa09611303 Pedestrians walk in Westminster in London, Britain, 29 November. The UK government is to make mask wearing mandatory on public transport and in shops in the wake of the spread of the Omicron variant of SARS-CoV-2, the virus that causes COVID-19, after a total of 11 cases were confirmed in the UK. Covid-19 booster rollout is also set to be expanded to tackle the new variant. EPA/FACUNDO ARRIZABALAGA

Cmimi i energjisë në Mbretërinë e Bashkuar ka thyer cdo rekord të deritanishëm. Rregullatori vendas i energjisë njoftoi për shkak të kostove në rritje të gazit natyror, cmimi i emergjisë në Britani po rritet me 54%, cka pritet të rëndojë ndjeshëm në xhepat e miliona konsumatorë, që përballen sakaq me shtrenjtimin edhe të mallrave e shërbimeve të tjera.

Zyra e Tregjeve të Gazit dhe Energjisë Elektrike, e njohur si “Ofgem”, sqaroi se kapërcimi i fortë i cmimit do të ndodhë në shumicën e vendit duke nisur nga muaji prill. Nga kjo lëvizje llogaritet të preken të paktën 22 milionë familje. Sekretari britanik i thesarit, Rishi Sunak, tha se qeveria po përgatit një paketë masash për të ndihmuar njerëzit më të prekur nga kjo situatë, përfshirë ata me të ardhura më të ulëta në mënyrë që të përballen me rritjen e madhe të faturave të gazit.

“Po nuk ndërhyri ekzekutivi, miliona familje do të gjenden në vështirësi të mëdha”, tha ai në parlament. Njoftimi për shtrenjtimin e çmimit të energjisë vjen në kohën kur kostot e jetesës në Mbretëri të Bashkuar janë shtuar vazhdimisht e në prill është parashikuar dhe një rritje e re e taksave.