Marco Asensio thotë se nuk është duke e menduar largimin nga Real Madridi. Futbollisti po zhvillon një sezon të pozitiv, edhe pse nuk ka qenë gjithmonë titullar në ekipin e Carlo Ancelottit.

“Jo, as nuk e ka menduar”, u përgjigj Asensio për ‘El Larguero’ në Cadena Ser.

“Viti i dëmtimit ishte i vështirë dhe nuk ishte e lehtë të kthehesha në nivelin e duhur, por nuk kisha aspak dyshim në potencialin tim. Kam zhvilluar disa biseda me trajnerin dhe më ka transmetuar besimin e tij që gjithashtu duhet ta fitoj edhe në fushë. Ndihem shumë rehat me atë që ai kërkon nga unë”, shtoi Asensio.

Ai deri më tani ka shënuar tetë gola me Realin, sezoni i tretë me fanellën e Madridit, teksa po zhvillon edicionin e gjashtë në “Santiago Bernabeu”.