Dygolëshi i tij ka ndihmuar Juventus-in të konsolidojë vendin e katërt dhe të kthehet të mendojë për titullin. Dusan Vlahovic nuk e thotë, por ndoshta e beson pak:

“I marrim ndeshje me radhë, më pas ajo që do të ndodhë, do të ndodhë. Këto tri pikë kanë shumë peshë sepse vinim nga dy barazime. Ishte shumë e rëndësishme të fitonim, ia kemi dalë dhe tani mendojmë për ndeshjen e ardhshme”, ka thënë serbi pas sfidës me Empoli-n.

“Nëse e ka bërë përfundimisht timen Juventus-in? Jo, sepse një lojtar i vetëm nuk mund t’ia dalë kurrë pa skuadrën. Është gjithçka meritë e skuadrës. Nëse jemi të bashkuar mund të arrijmë rezultate të mëdha. Nuk isha mësuar me gjithë këtë, por me menteliatein e duhur, qetësi, punë dhe përqendrim mund të arrihet gjithçka.

“Shokët e mi të skuadrës, trajneri, gjithë klubi dhe gjithë njerëzit më kanë ndihmuar shumë. Unë i falëndero j shumë dhe shpresoj se do të vazhdojmë kështu”, ka shtuar Vlahovic për DAZN.

Në lidhje me kthimin në Firence për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë: “Nuk e di çfarë të them. Do të shkojmë atje dhe do të luajmë ndeshjen. Siç kam thënë, i falënderoj për gjithçka: kam jetuar vite shumë të bukur në Firence. Sigurisht që i falënderoj”.