Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, mes debateve të shumta, ka momente kur zbulohen të vërteta të rëndësishme. Gjatë marrjes në pyetje të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll A gaçi, në tentativë për t’i bërë një akuzë mazhorancës, Kryetarja e komisionit parlamentar nxorri në mënyrë të papritur një urdhër të Ministrisë së Financave për të hetuar kontratën koncesionare për dyshime korrupsioni.

“Kam një vendim nga Ministria e Finacave për fillimin e inspektimit financiar për Inceneratorin e Elbasanit. Ky vendim i 02.06 2020 vendos të fillojë inspektimi financiar bazuar mbi dyshimin për keqmenaxhim e rëndë fiannciar, vjedhjes, mashtrimit, shkatërrimit ët pronës., vendos që duhet ët fillojë inspektimi financiar për Ministrinë e Energjisë, Shoqërinë Albtek drejtorinë buxhetit ët shtetit, degën e thesarit Tiranë, drejtorinë e koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë me objekt zbatimin e ligjshmërisë për pagesat për këtë kontratë koncensionare. Pra ky vendim për inspektim financiar i Ministrit të Financave”, tha Tabaku.

Por dokumenti u shfrytëzua nga anëtarët socialistë për të treguar transparencën dhe korrektësinë e institucioneve, të cilat sipas tyre kanë bërë me përpikmëri detyrën.

Ishte ministrja e Financave Anila Denaj e cila i ka kthyer menjëherë përgjigje Tabakut duke i bërë me dije se tundja e shkresave si të jenë të pakontestueshme nuk e bën argument atë që thuhet. Denaj tha se dokumenti vërteton që Ministria e Financave, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, ka bërë detyrën dhe nuk merr urdhra.

“Të jap unë përgjigje për inspektimin se është hera e disatë që më përmendni. Për procedurë duhet të më jepni fjalën. Nëse duhet ët thirrem si dëshmitare, më thërrisni. Sa kohë ju i bëni referencë një inspektimi financiar që me rregullat e këtij shteti, që i përcaktojnë ligjet përkatëse, nuk është as i pari as i fundit në Ministrinë e Financave, ka pasur gjithë kohën dhe iniciohet për arsye të ndryshme. Ju i tundni shkresat si të jenë të pakontestueshme. Së pari ky inspektim financiar duhet të vihet në dijeni të të gjithë anëtarëve të komisionit në kohën e duhur. Aty do shikoni që po ka elementë për të cilët duam të diskutojmë dhe të shohim nëse ato gjetje duhet të shkojnë te organi i akuzës. Kjo vërteton që ministria e Financave, sekretari i Përgjithshëm as nuk merr urdhra por bëjnë detyrën dhe shikojnë ligjin të padiskutuar nga komente apo aludime dhe nëse nuk do kishte gjetje të shkeljeve, po mund të shkonit në këto aludime. Respektoni Ministrinë e Financave dhe mos intimidoni për të thirrur përpara për çdo gjë që mund të kenë dijeni. Respektoni rregullat. Gjithë këtë fabul me akuza. I keni bërë këshillin e ministrave si të jenë pjesë e një klani mafioz. Inspektimi financiar është prova e vetme që tregon independencën e një trupe e cila vepron në bazë të ligjit dhe punës teknike, e paitimiduar”, iu përgjigj Denaj deputetes demokrate, Jorida Tabaku.