Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla vijoi takimet në Njësitë Adminstrative të Lushnjës në kuadër të prezantimit të Eriselda Sefës si kandidatë për kryetare bashkie në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Nga fshati Bubullime, Taulant Balla u shpreh se eksperienca 16-vjeçare në administratën vendore është arma më e fortë e Eriselda Sefës për të çuar përpara projektet e mëdha transformuese që kane nisur në Bashkinë Lushnje.
“Na duhet votëbesimi juaj për të vazhduar disa punë të rëndësishme, për të filluar një pjesë që ende si kemi filluar që lidhen me këtë Njësi dhe me Lushnjen.
Ne kemi Edi Ramën në krye të qeverisë dhe në 2025 nëse ne kemi punuar mirë do të vijmë për të kërkuar mbështetjen tuaj por sot duhet mbështetja juaj për Eriselda Sefën në krye të Bashkisë Lushnje. Eriselda është një vajzë, një grua, një motër, një nënë e kësaj zone, e cila 16-vite ka mësuar artin e qeverisjes vendore, duke mësuar shumë nga problemet e trashëguar andër vite, për të mësuar se si ti riparojë ato. Ka punuar me projektet e Bashkimit Europian, projektet e donatorëve të tjerë ku kushti themelor që ata kanë është transparenca dhe lufta kundër korrupsionit. Të gjitha këto veti të mira dhe eksperienca të mira e bën atë, e bën Edi Ramën e bën kryesinë e PS, na bën ne që të mendojmë që tashmë më në fund kemi gjetur ilaçin e duhur, zgjedhjen më të mirë për në krye të bashkisë. Siç e thotë Edi Rama shpesh po do të bësh punë të mira, sigurisht gratë janë aty për të qeverisur mirë, u shpreh Balla.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Balla u ndal edhe tek aleanca mes Berishes dhe LSI per zgjedhjet e 6 marsit duke e konsideruar atë një thes anti-amerikan, duke shtuar se edhe Basha eshte bashke me ta duke qënë se ka qënë bashkëpunëtori më i ngushtë i Berishes.
“Besoj të gjithë e shohim që në Shqipëri është krijuar një thes ku ka hyr në të dhe Saliu dhe për punë ditësh hyn dhe Iliri, një thes anti-amerikan i cili nuk I hyn në punë askujt. Aleanca mes Ilirit dhe Saliut ka egzistuar tashmë dhe nuk është një lajm i ri, egzistoi dhe në 25 prill por thjesht dhe vetëm kanë përzënë Lulin ca kohë, por kurrë mos harroni që dhe Luli është bashkë me ta, sepse në fakt Luli është bashkëpunëtori më I ngushtë I Saliut në të gjitha pisllëqet e Saliut që nga 2005 e mbrapa, që vjedhja më e madhe e ashtuquajtura vjedhja e “Rrugës së Kombit”, pastaj “Gërdeci”, pastaj “Vrasjet në Bulevard” të 4 vëllezërve tanë protestues, “Shitja e Detit” në marrveshjen me Greqinë ku Saliu ishte lartë dhe Luli firmoste poshtë dhe të gjitha, deklaroi Taulant Balla.
Kandidatja per kryebashkiake Eriselda Sefa renditi disa nga prioritetet e punes se saj pjesen e mbetur te mandatit duke evidentuar sherbimin e pastrimit si nevojen me imediate.
Ndersa deputeti i zones Erion Braçe akuzoi Sali Berishen se po kerkon ta perdore popullin shqiptar per arsyet e veta personale kunder Amerikes:
“Këto zgjedhje mund të ishin bërë edhe me herët, Ilir Meta zgjodhi ti bënte tani për një arsye të vetme, jo për të zgjedhur një kryetar bashkie, as nuk i intereson fare, e tregoi në mënyrën më të qartë të mundshme që nuk ju intereson çështja e kryetarit të Bashkisë apo e Bashkisë Lushnje ashtu siç nuk ju interesoni ju.
Juve ju është provuar, i interesoni ju thjesht për të marr ca vota. Kësaj radhe nuk ju duhen votat për të zgjidhur punë, kësaj radhe ju duhen votat për të vendosur popullin shqiptar përballë Amerikës. Mund ta ketë emrin si të dojë kandidati i PD 1, i PD 2, i PD 3, i PD 5, LSI 1, LSI 2, LSI 3, LSI 5 në këto zgjedhje, por një emër është i përbahkët kërkon që të sfidojë Amerikën në vendim-marrjen e saj. Kërkon një parti, një kandidat, një bashki anti-Amerikane për ti thënë Amerikës që ja ne jemi shumicë këtu dhe ju duhet të hiqni statusin non-grata për Sali Berishën.
Përse duhet të sakrifikojmë ne për këtë gjë? Sali Berisha e ka çështje personale e duhet të shkojë ta zgjidhi vetë. Ne po e kemi çështje shoqërore, çështje kombëtare që Sali Berisha përdor një popull të tërë për tja kundërvënë Amerikës, u shpreh Braçe.