Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Erion Braçe, zhvilluan një takim me banorët e Njësisë Administrative Allkaj, ku prezantuan kandidaten e Partisë Socialiste për kryetare të Bashkisë së Lushnjes në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.
Balla tha se kandidatët e Saliut, Ilirit dhe Lulit nuk i duhen Lushnjes.
“Vijmë këtu për të kërkuan një votëbesim për një vajzë, për një grua, nënë dhe një motër e cila është shembulli konkret i atyre që hyjnë në Partinë Socialiste dhe brenda Partisë Socialiste bëjnë karrierë. Nga Kryeministri Edi Rama kam mësuar që Eriselda ka qenë një prej kandidateve tona për kryetare komune këtu në Allkaj.
Mendoj që Eriselda erdhi ne momentin e duhur për të kërkuar votëbesimin. Është e kotë të merremi me dy kandidatët e opozitës, pasi nuk i hyjnë në punë njeriu, sepse nuk kanë asnjë shans t’i bëjnë punë Lushnjes. Kush do i bëjë punë Lushnjes Sali Berisha me Ilir Metën? Saliu është ‘non grata’ i Amerikës dhe Lul Basha është ‘non grata’ i Saliut, dhe çdo punë të dy e kanë bërë bashkë.
Pas ndarjes së Lulit nga Saliu u duk sikur gjithë të zezat që kanë bërë bashkë Luli ja la Saliut. Ka ca të zeza që nuk harrohen Unë nuk mund të harroj dot 21 Janarin, ku Luli ishte ministër i Saliut. Nëse urdhrin e ka dhënë vërtetë Saliu, Luli le të bëhet burrë dhe të shkojë në SPAK dhe të dhotë që urdhrin e dha Saliu, por edhe moskallëzimi i krimit është po aq vepër e rëndë penale”, deklaroi Balla.