Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shprehu sot përgëzime Presidentit Bundesprasident Frank-Walter Steinmeier, për rizgjedhjen e tij në krye të Republikës Federale të Gjermanisë, nga Konventa Federale, duke marrë 1045 vota nga 1472 anëtarë të pranishëm.

Balla shprehet se është një model i rolit bashkues të kryetarit të shtetit, që simbolizon unitetin e popullit.

“Presidenti Steinmeier është një model i rolit bashkues të kryetarit të shtetit, që simbolizon unitetin e popullit. Ai vlerësohet maksimalisht për përpjekjet e tij për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes palëve. Një rol normal dhe i duhur i Presidentit në një republikë të pastër parlamentare”, u shpreh Balla.