Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku bëri me dije sot se është marrë konfirmimi nga NATO për Aeroportin ‘Flatrat e Veriut’. Ajo u shpreh se Aeroporti është pjesë e certifikuar e logjistikës së NATO-s dhe se plotëson të gjitha kërkesat e sigurisë teknike.
“Një element i rëndësishëm të zhvillimit të aviacionit. Ky është një aeroport rajonal që mbulon nevojat e shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Dje kemi marrë një konfirmim nga NATO për këtë aeroport, është pjesë e certifikuar e logjistikës së NATO-s, kjo tregon se ky aeroport plotëson të gjitha kërkesat e sigurisë teknike.”, tha Balluku.