“Mbappé, Zlatani jeshil”. Ky është titulli i edicionit të sotëm të revistës sportive franceze, “L’Equipe”. Falë dopietës së tij kundër Saint-Étienne, Kylian Mbappé bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e PSG-së, barazohet me Zlatan Ibrahimovic (nga 156 gola). Një titull që paralajmëron ndonjë kurs të rim bi të ardhmen e yllit francez, çka përforcohet edhe në brendësi të shkrimit:

“Kundër Saint-Étienne, ylli francez barazoi Ibrahimovic dhe pas ndeshjes tha: Është diçka shumë e veçantë që kam arritur rekordin e Ibrahimovict te PSG, me mbështetjen e njerëzve dhe bashkëlojtarët e tanishëm. Të gjithë duam të shkojmë në të njëjtin drejtim”.

Më tej, kjo ishte përgjigja e Kylian, i pyetur nëse dëshiron të kalojë 200 golat e Cavanit, golashënuesit më të mirë i PSG-së në histori: “Le të shohim se çfarë do të ndodhë…” Për “L’Equipe”, këto fjalë janë si shkelje syri nga Mbappe për të rinovuar me PSG.

Real Madridi pret që ai ta përballojë të gjithë presionin që ka dhe të mos rinovojë, por të transferohet falas në “Bernabeu”, verën e këtij viti. Vetë Mbappe ka siguruar se ende nuk e ka vendosur të ardhmen dhe nuk do ta bëjë këtë deri në fund të sezonit.

Sidoqoftë, ndeshja e kthimit e 1/8 finale të Ligës së Kampionëve në Madrid, më 9 mars, mund të zbulojë jo pak mbi këtë “telenovelë” merkatoje. Nëse eliminohet PSG, ka gjasa që sulmuesi ta thotë publikisht se çfarë do të bëjë në vazhdim…