Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen konfirmoi se Bashkimi Evropian po mbyll hapësirën ajrore të BE-së për Rusinë.
“Ne po propozojmë një ndalim të të gjithë avionëve në pronësi ruse, të regjistruara në Rusi dhe të kontrolluara nga Rusia. Këta avionë nuk do të jenë më në gjendje të ulen, të ngrihen ose të fluturojnë mbi territorin e Bashkimit Evropian. Kjo do të zbatohet për çdo aeroplan”, tha von der Leyen.
“Hapësira jonë ajrore do të jetë e mbyllur për çdo avion rus. Dhe kjo përfshin edhe avionët privatë të oligarkëve”, tha ajo.
Shumë vende evropiane kishin mbyllur tashmë hapësirën e tyre ajrore për linjat ajrore dhe avionët rusë që nga e diela, duke përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Italinë.