Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje Presidentit të FSHF-së, Armand Duka të cilin e konsideronte si “Klani i Zemunit”.

Nga Dibra, ku u prezantua kandidati i kësaj bashkie për koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’, Berisha ka dalë në krah të Dukës. Teksa i referohet shpërthimit me tritol në banesën e Dukës, Berisha akuzoi qeverinë duke thënë se zëvendësoi topin me tritol.

“Narko-shteti, siç e patë herën e fundit në Federatën Shqiptare të Futbollit, zëvendësoi topin me tritol. Arroganca e një njeriu që ka trashëguar psikologjinë më të keqe të etërve të tij”. tha Berisha.