Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e pyetur nëse familja e saj është e frikësuar se mund të shpallet “non grata”, është shprehur se nuk e ka aspak shqetësim.

Ajo u shpreh në Ora News se nuk e ka problem pasi nuk është një shtetase amerikane, ndërsa shtoi se tyë qenurit grata nuk të bën më të mirë me njerëzit që jeton.

A ka frikë familja Meta për mundësinë e shpalljes “non grata” nga SHBA?

Kryemadhi: E çfarë pastaj? Çfarë domethënë “non grata”? Unë s’jam shtetase amerikane, as asete nuk kam. Pse, ju mendoni se të qenurit grata apo non grata të bën më të mirë me njerëzit që jeton? Pse, kur ke një hall, ti do hipësh në avion dhe të shkosh në spital. Ti jeton me familjen tënde, me njerëzit e tu këtu. Zëdhënësi i Edi Ramës, Lulzim Basha që flet në emër të Ambasadës Amerikane të shkoj vet një herë në Amerikë. Kur të hysh në Ambasadën Amerikane nuk do të thotë se ke shkuar në Amerikë. E dyta, marrëdhëniet e familjes Meta nuk kanë të bëjnë me marrëdhënie institucionale, janë jashtë politikës. Marrëdhëniet nuk ndërtohen sipas lojës që luhet por sipas besueshmërisë.