Nga Mero Baze
Votimi I sotëm në Kuvend për zgjatjen e mandatit kohor të institucioneve të Vetingut, ishte një bilanc shpartallues për Sali Berishën dhe grupin e vet. I pasigurt tek mbështetësit e vet, pasi disa prej tyre duket se kishin dhënë fjalën që do ta votonin, ai I largoi ata nga parlamenti, edhe pse votimi është I hapur dhe me nënshkrime të cdo deputeti.
I vetmi që qëndroi në sallë Edmond Spaho ka abstenuar, ndërsa deputeti I LSI në Shkodër Agron Çela ka votuar pro zgjatjes duke ndarë qëndrimin e tij nga LSI.
Rëndësia kryesore e votimit është kompaktësimi I parlamentit pro rekomandimeve të SHBA dhe BE për zgjatjen e Vetingut dhe kalimi në një pakicë të frustruar e Sali Berishës dhe Ilir Metës përballë tyre.
Votimi konsolidoi fraksionin antiperëndimor të politikës shqiptare që tashmë është dokumentuar si aleanca Berisha-Meta dhe kjo është shumë e rëndësishme për politikën shqiptare, pasi e bën më të qart skenën politike.
Së dyti votimi dëshmoi se lidershipi I ri I Lulzim Bashës brenda Partisë Demokratike është I konsoliduar dhe ai arriti të tejkaloj përpjekjen e Berishës për ti kompleksuar deputetët që do të votonin pro zgjatjes së vetingut.
Deri dy ditë më parë Berisha ishte shumë agresivë në retorikën e vet, kundër këtij votimi, por efekti I tij mbi grupin parlamentar të PD, ishte zero.
E kundërta ndodhi. Një deputet I LSI ka votuar pro shtyrjes së Vetingut dhe Edmond Spaho që u detyrua të qëndroj në sallë ka abstenuar.
Por rëndësia më e madhe e votimit tregoi mungesën e besimit që Sali Berisha ka tek grupi I mbështësve të vet në parlament, për ti përdorur kundër SHBA dhe perëndimit në tërësi. Për shkak të deklaratës së një prej deputetëve të Elbasanit që mbështet Berishën, se ai do të votoj pro shtyrjes së Vetingut, dhe disa deputetëve të tjerë që ndjeheshin në siklet të ngrinin dorën kundër rekomandimeve të SHBA dhe Bashkimit Evropian, Sali Berisha u detyrua të sillej si frikacak dhe të shmangte ballafaqimin në Kuvend duke I nxjerrë jashtë deputetët e tij.
Kjo tregon atë që është thelbësore në lëvizjen spekulative të Sali Berishës. Mbështetësit e tij aq pak sa janë, janë tërësisht mbështetës që nuk përfaqësojnë vijën antiamerikane të Berishës, por konjukturat e tyre politike me Lulzim Bashën. Është pikërisht kjo fabulë, që Sali Berisha po spekullon dhe po përdor kundër SHBA në PD. Ai po përdor njerëz që kanë mëri për arsye të ndryshme me Lulzim Bashën, për tu paraqitur si faktor politik antiamerikan në Shqipëri.
Sot ishte rasti që ai të provonte se sa ushtarë kishte kundër SHBA dhe u shpartallua. Nuk pati kurajë të ballafaqohej dhe I iku betejës, duke mos gjetur dot asnjë ushtar kundër Perëndimit pas tij. Edhe një që la në sallë, nuk pati guxim të ngrinte dorën kundër.
Ky është fundi I spekullimit të tij me gjoja mbështetjen që ka brenda PD, kundër SHBA. Në betejë e parë nuk pati guxim të hidhte asnjë pushkë, pasi e ndjeu se do të mbetej vetëm. Sic do mbetet.