Presidenti amerikan, Joe Biden tha se ishte Putin ai që e zgjodhi këtë luftë dhe se tani duhet të mbajë psojat.

“Putini është agresori. Putini zgjodhi këtë luftë. Dhe tani ai dhe vendi i tij do të mbajnë pasojat,” tha Biden nga Shtëpinë e Bardhë.

Biden po vijon “goditjet” ndaj Rusisë duke vendosur një tjetër sanksion, kufizimin e aftësisë së Rusisë për të bërë biznes me dollarë.

“Ne do të kufizojmë aftësinë e Rusisë për të bërë biznes në dollarë”, tha ai.