Rusia po gjen një pretekst për të pushtuar Ukrainën, sipas komenteve të sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Kjo mund të jetë një ngjarje e dhunshme që Rusia do t’i sjellë Ukrainës, ose një akuzë e egër që Rusia do të ngrejë kundër qeverisë ukrainase”,tha Blinken.

“Rusia mund ta përshkruajë këtë ngjarje si spastrim etnik ose një gjenocid duke u tallur me një koncept që ne në këtë dhomë nuk e kemi marrë lehtë”, shtoi ai.

“Ne besojmë se këto objektiva përfshijnë kryeqytetin e Rusisë (ose) kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, një qytet me 2.8 milionë banorë”, tha ai.