Objektivi i parë i Rusisë ishte të ndante BE-në dhe evropianët, por Putin ka dështuar, nënvizoi presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel në një intervistë me disa media evropiane.

“Kjo fundjavë ishte një pikë kthese për Evropën. Ne jemi përballë formimit të një koalicioni kundër luftës. Është një situatë ku nuk duhet të tregohemi të dobët”, shpjegoi Michel.

“Ne kemi një lloj obsesioni diplomatik, por është e vështirë të mendohet për një zgjidhje të tillë kur shohim një agresion të ngjashëm në terren. Qeveria ukrainase po përgatit kërkesën zyrtare për anëtarësim në BE. Komisioni do të duhet të mbajë një qëndrim zyrtar pas marrjes së kërkesës dhe po ashtu Këshilli Europian do të duhet të mbajë një qëndrim’’, shtoi ai.

Pak orë më parë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se dëshiron të kërkojë anëtarësim të menjëhershëm në BE./