Alergjia mund të përshkruhet si një reagim jo normal i sistemit imunitar ndaj një substance që jo domosdoshmërisht është e dëmshme. Njerëzit alergjikë kanë nivele të larta antitrupash, të cilat kur ndërveprojnë me polenin apo mykun aktivizojnë disa rruaza të bardha speciale të gjakut. Këto rruaza çlirojnë histaminë që nxit simptomat alergjike.

Prevalenca e alergjive stinore në botë është shumë e lartë. Këto alergji ndodhin në kryesisht në periudha të caktuara të vitit. Simptomat e këtyre alergjive janë: tështimat, bllokim dhe rrjedhje të hundëve, kruarje të syve, kollë të thatë, lodhje apo azma. Trajtimet kundër alergjive stinore janë farmaceutike por edhe natyrale. Në këto të fundit, përdoren kryesisht, barishte, erëza dhe bimë mjekësore. Në këtë artikull do të mësoni se si të shfrytëzoni hithrën, sherebelën dhe rozmarinën kundër simptomave të alergjisë.

Sherebela
Sherebela është një bimë mjekësore që është përdorur nga njerëzimi që në lashtësi. Ajo është fantastike kundër alergjive sepse është shumë e pasur me substanca që luftojnë inflamacionin. Ajo ka vlera qetësuese dhe është shumë e mirë për tretjen.

Rozmarina
Kjo bimë mjekësore zbut inflamacionin si pasojë e alergjive, sidomos atë që manifestohet me tharje, kruarje dhe lotim të syve. Për më tepër, kjo bimë ka aftësi të shkëlqyera për përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Hithra
Hithra është një barishte e egër e cila ka aftësi të shkëlqyera detoksifikuese. Përdorimi i saj lehtëson eliminimin e toksinave nga organizmi. Ajo pengon histaminën, zbut simptomat e alergjive dhe përmirëson cilësinë e jetës tek alergjikët.

Çaji I Rozmarinës, Sherebelës dhe Hithrës Kundër Alergjive.
Për përgatitjen e këtij çaji këshillohen sasi të barabarta të tre bimëve, të thata ose të freskëta dhe zierja e tyre në ujë. Pra, një lugë çaji me ekstrakt sherebele, një lugë çaji me ekstrakt hithre dhe një tjetër lugë çaji me rozmarinë zihen në një filxhan e gjysmë çaji me ujë. Lëngu duhet kulluar dhe më pas ëmbëlsuar me mjaltë. Ky çaj duhet pirë çdo ditë, mundësisht mes vakteve për një ndikim më të mirë kundër alergjive.