A u shkarkoi ministri i Financave Shkëlqim Cani sepse nuk pranoi inceneratorët? Kjo ishte pyetja që iu bë Kryeministrit Rama në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Rama i prerë iu përgjigj Jo dhe tregoi një histori në qeverisjen e kaluar të demokratëve.
“Grupi i strukturuar ka larguar profesorin e nderuar Shkëlqim Çani? Kjo i është thënë shqiptarëve prej muajsh. Ndaj shqiptarët duhet të marrin vesh se çfarë ndodh dhe si funksion. Ndodh që ministri i financave kundërshton, vendimi rregullohet. Normal sepse nuk jemi organizatë e strukturuar. Këto ka raste si ai i Ridvan Bodes kur i thuhet zotëri na duhet një dritë jeshile që qeveria të aprovë një koncesion 23 mln euro investim. Bode i thotë që shikojeni mirë këtë gjë se ne kemi për të njëjtën gjë oferta të pakërkuara me 5-8 miln euro. Qeveria nuk e pyet fare dhe i fut një të miratuar vendimin. Nuk funksionon kështu me qeverinë që drejtoj unë. I nderuari profesori Çani nuk është larguar për këtë arsye”, tha Rama.