Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kërkoi sot nga kryetarët e bashkive ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, që të njoftojnë me shkrim zgjedhësit.
Celibashi u shpreh se kjo është tejet e rëndësishme, veçanërisht për kohën e shkurtër në dispozicion të qytetarëve.
“Kryetarët e njësive të qeverisjes vendore në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme të datës 6 mars 2022”, u shpreh Celibashi në një reagim.
“Duhet të vijojnë me përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga Kodi Zgjedhor. Njoftimi me shkrim i zgjedhësve është tejet i rëndësishëm veçanërisht për kohën e shkurtër në dispozicion të qytetarëve”, theksoi Celibashi.