Kryeministri Edi Rama, ka falënderuar qytetarët të cilët kanë plotësuar pyetësorin e Këshillimit Kombëtar.
Gjithashtu Rama ka publikuar videon me reagimin e qytetarëve, ndërsa janë pyetur nëse duhet vendosur Certifikatë vaksinimi në hapësira të mbyllura.

Disa qytetarë janë përgjigjur pro, ndërsa të tjerë kanë theksuar se tashmë situata epidemiologjike është më e qetë dhe se diçka e tillë nuk është e domosdoshme.

Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, Rama shprehet se deri më tani 345, 869 qytetarë kanë dhënë opinionin e tyre përmes platformës, ndërsa ka publikuar edhe videon nëpërmjet të së cilës tregon disa nga opinionet e dhëna nga qytetarët.

Statusi:
Faleminderit disa prej qytetarëve që opinionet e tyre për një nga pyetjet e Këshillimit Kombëtar i kanë dhënë edhe në këtë video

345,869 ishte deri mbrëmë numri i qytetarëve që e kanë dhënë opinionin e tyre përmes platformës ëëë.keshillimikombetar.al

Ju ftoj të dëgjojmë njëri-tjetrin me anë të pyetësorit.