Filmi “The Power of the Dog”, i regjisores Jane Campion, e me protagonist Benedict Cumberbatch, kryeson garën për çmimet Oscar të këtij viti, me plot 12 kandidatura.
Ai ndiqet nga “Dune”, që ka 10 të tilla, “Belfast” dhe “West Side Story”, me nga 7 secili. Në kategorinë kryesore të filmit më të mirë, pretendentë janë gjithashtu “Don’t Look Up”, me Leonardo di Caprio dhe Jennifer Lawrence, “Drive My Car”, “King Richard”, “Licorice Pizza” dhe “Nightmare Alley”.
Për statuetën e regjisorit më të mirë, Steven Spielberg me “West Side Story”, Jane Campion e “Power of the Dog” dhe Keneth Branagh i “Belfast” do të përballen me Ryusuke Hamaguchi, me “Drive My Car” dhe Paul Thomas Anderson me “Licorice Pizza”.
Në kategoritë e aktorëve më të mirë protagonist do të jenë në garë disa prej gjigantëve të ekranit: Javier Bardem, Benedict Cumberbatch, Denzel Washington e Will Smith për meshkujt dhe Jessica Chastain, Olivia Coleman, Penelope Cruz, Nicole Kidman dhe Kristen Stewart për gratë.
Pavarësisht vlerësimeve ndërkombëtare dhe lakimit si pretendent i mundshëm për Oscar, prodhimi kosovar “Zgjoi” nuk u rendit mes kandidatëve në kategorinë e filmave më të mirë ndërkombëtarë.
Nominimet u shpallën nga Trace Ellis Ross dhe Leslie Jordan, ndërsa ceremonia pritet të mbahet më 27 mars.