COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1,273 testime, 36 qytetarë të infektuar, 5 humbje jete dhe 313 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,273 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 36 qytetarë, në këto bashki: 16 në Tiranë, 3 në Mirditë, Gjirokastër, 2 në Durrës, Lushnje, Vlorë, Delvinë, 1 në Pukë, Kukës, Fier, Mallakastër, Pogradec, Gramsh.
Janë 2,506 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 51 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Saranda 63 vjeç, një qytetar nga Berati 67 vjeç, një qytetar nga Durrësi 68 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 72-78 vjeç.
Janë shëruar 313 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 265,588 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (28 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 36
Të shëruar në 24 orë 313
Të shtruar në spitale 51
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1,273
Testime totale 1,743,290
Raste pozitive 271,563
Raste të shëruara 265,588
Raste Aktive 2,506
Humbje jete 3,469
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 699
Fier 335
Elbasan 316
Lezhë 245
Vlorë 182
Berat 174
Gjirokastër 137
Kukës 131
Durrës 106
Shkodër 106
Korçë 60
Dibër 15