Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.
Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,610 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 206 qytetarë, në këto bashki:
87 në Tiranë, 10 në Durrës, Sarandë, 9 në Fier, Berat, Elbasan, Gramsh, 8 në Vlorë, 6 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Kukës, Patos, 3 në Shkodër, Mirditë, Belsh, 2 në Pukë, Tropojë, Lezhë, Vorë, Përmet, Kolonjë, Kuçovë, Cërrik, 1 në Kurbin, Shijak, Krujë, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Libohovë, Devoll, Poliçan, Peqin. Janë 4,523 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 79 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Shkodra 55 vjeç, një qytetar nga Elbasani 63 vjeç, një qytetar nga nga Rrogozhina 70 vjeç, katër qytetarë nga Tirana 79-86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 604 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 262,402 që nga fillimi i epidemisë.