Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërsa njofton se pas kryerjes së 2962 testimeve kanë rezultuar pozitivë 604 qytetarë.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësore tre persona nuk kanë mundur ti mbijetojnë virusit vdekjeprurës, një qytetar nga Durrësi 65 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 71- 76 vjeç.
Në spitalet Covid po marrin trajtim 124 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.
Në të gjithë vendin janë 10,636 pacientë aktivë me COVID 19, ndërsa janë shëruar 1505 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 252,982 që nga fillimi i epidemisë.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 604 qytetarë, në këto bashki:
222 në Tiranë, 33 në Berat, 30 në Sarandë, 27 në Fier, 26 në Durrës, 25 në Lushnje, 24 në Vlorë, 23 në Gjirokastër, 21 në Shkodër, 12 në Elbasan, 11 në Krujë, 10 në Kuçovë, 9 në Kamëz, 8 në Mallakastër, nga 7 qytetarë në Peqin, Vorë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Poliçan, nga 5 qytetarë në Dropull, Delvinë, Divjakë, Kavajë, Kurbin, Korçë, nga 4 qytetarë në Mirditë, Mat, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Gramsh, nga 3 qytetarë në Prrenjas, Dimal, Shijak, Lezhë, Malësi e Madhe, nga 2 qytetarë në Kukës, Roskovec, Libohovë, Përmet, Memaliaj, Maliq, Skrapar, nga 1 qytetar në Finiq, Konispol, Himarë, Bulqizë, Dibër, Tropojë, Has, Pukë.