E ftuar në emisionin “Breaking” të Top News, ministrja e Arsimit dhe Sportit ka përshkruar situatën e Covid-19 si normale.
Ajo theksoi se aktualisht në shkolla situata shumë më e mirë, krahasuar me vitin e kaluar. Megjithatë, ajo ka shtuar se protokollet anti-Covid vijojnë të jenë në fuqi në shkolla.
Ajo ka bërë thirrje zbatimin më me kujdes të këtyre masave, pasi sipas saj vihet re një neglizhencë që nuk është e kufizuar vetëm me shkolla.
Më tej Kushi nënvizoi se Covid-19 e futi të gjithë globin në krizë, duke ndikuar 1.6 miliardë nxënës dhe studentë. Sipas ministres prioritet kryesor është siguria e nxënësve.