Në 24 orët e fundit janë kryer 7,554 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,164 qytetarë, në këto bashki:

529 në Tiranë, 64 në Vlorë, 52 në Shkodër, 46 në Durrës, Fier, 44 në Krujë, 33 në Gjirkastër, 32 në Lushnje, Berat, 22 në Sarandë, Elbasan,15 në Lezhë, 11 në Kamëz, Korçë, Skrapar, 10 në Patos, Devoll, Dimal, Kuçovë, Gramsh, 8 në Malësi e Madhe, Kurbin,Vorë, Divjakë, Tepelenë, Peqin, 7 në Kukës, Kavajë, 6 në Vau i Dejës, 5 në Selenicë, Kolonjë, Cërrik, 4 në Mirditë, Shijak, Mat, Mallakastër, Delvinë, Pogradec, Librazhd, 3 në Fushë -Arrëz, Tropojë, Himarë, Memaliaj, Poliçan, Belsh, 2 në Has, Rroskovec, Libohovë, Përmet, Këlcyrë, Maliq, Prrenjas, 1 Dibër.

Janë 17,236 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka nëntë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Puka 49 vjeç, tre qytetarë nga Fieri 58-85 vjeç, tre qytetarë nga Tirana 61-79 vjeç, një qytetar nga Durrësi 73 vjeç, një qytetar nga Berati 80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 1,987 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 240,642 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (02 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 1,164
Të shëruar në 24 orë 1,987
Të shtruar në spitale 128
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 7,554

Testime totale 1,678,905
Raste pozitive 261,240
Raste të shëruara 240,642
Raste Aktive 17,236
Humbje jete 3,362

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 7,702
Fier 1,705
Shkodër 1,598
Vlorë 1,320
Elbasan 1,040
Gjirokastër 886
Berat 733
Lezhë 653
Korçë 648
Durrës 509
Kukës 313
Dibër 129