Pas dënimit të ish-ministrit Saimir Tahiri me 3 vite e 4 muaj burg ka reaguar edhe Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Me një postim në Twitter yuri Kim shprehet se askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë.
Reagimi i plotë:
I bëjmë thirrje institucioneve gjyqësore që të vazhdojnë të demonstrojnë se askush – pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri.