Arbër Sulstarova ishte një prej konkurrentëve të “Big Brother Albania VIP” të këtij edicioni të parë, qëndrimi i të cilit nuk zgjati shumë në shtëpi. Megjithatë, Arbri mori vëmendjen e madhe të publikut për mprehtësinë e tij, për shoqërinë e krijuar me Ilirin si dhe për debatin e famshëm me Xheisarën.

Konkurrenti i kërkoi Xheisarës gjatë qëndrimit në shtëpi që ajo “t’i mbante larg duart” prej tij, pasi sipas Arbrit e kishte tepruar disa herë me prekje të papërshtatshme. Ata patën një debat në dhomën e rrëfimit, ndërsa diskutimi mori përmasa akoma më të mëdha kur u përfshinë edhe banorët e tjerë.

Teksa Xheisara i shpjegonte se ishte tipi i saj i hedhur me të tjerët dhe veprimi ishte pa të keq ose pa qëllim ngacmimi, Arbri u shpreh se ishte i dashuruar jashtë shtëpisë, ndaj shqetësohej si partnerja e tij do t’i shihte këto prekje. Mirëpo, do ta lejonte Beniadën ta prekte njësoj siç bëri Xheisara?

I ftuar në emisionin “Braking Top News”, ish-konkurrenti ka habitur me përgjigjen e tij, teksa është shprehur:

“Në fillim jo, mbase po ta njihja me shume do e lejoja, deri ne një kufi…”

Rikujtojmë se Beniada është finalistja e dytë zyrtare e “BB VIP”, ndërsa mbrëmjen e sotme do të shpallen edhe dy finalistët e tjerë.