Jodi është thelbësor për shumë funksione të organizmit megjithatë ky i fundit as nuk e prodhon dhe as nuk e sintetizon vetë. Mungesa e jodit pengon gjendrën e tiroides të prodhojë hormone të mjaftueshme për rritjen, metabolizmin dhe shumë procese të tjera të rëndësishme.
Në mungesë të hormoneve, nivelet e energjisë bien ndërkohë që gjendja fizike dhe emocionale e njeriut përkeqësohet. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për rolin e jodit dhe marrëdhënien e tij me tiroiden.
Përse Është I Nevojshëm Është Jodi Për Shëndetin e Tiroides
Gjendra e tiroides ndodhet në pjesën e përparme të qafës dhe prodhon hormone T3 dhe T4 të cilat kanë një ndikim në zhvillimin fizik dhe mendor, zhvillimin e qelizave dhe metabolizmin. Por që të prodhojë këto hormone tiroidja ka nevojë për jod. Ky i fundit ndihmon në konvertimin e hormonit stimulues TSH në hormone T3 dhe T4. Ky proces është shumë i rëndësishëm për tiroiden e shëndetshme. Prishja e ekuilibrave të jodit në organizëm mund të shkaktojë : hipotiroidizem dhe hipertiroidizëm. Rreth 70-80 përqind e jodizt gjendet në pjesën e qafës ndërsa pjesa tjetër në muskuj, vezore dhe gjak. Të dhënat e organizatave të huaja tregojnë se rreth 2 miliardë njerëz në botë rrezikohen nga mungesa e jodit dhe 300 milion të tjerë vuajnë nga problemet me gjendrën tiroide.
Dozat e Nevojshme Të Jodit Për Çdo Njeri
Sasia e duhur e jodit për çdo njeri është në varësi të moshës. Foshnjet deri në 6 muaj kanë nevojë për 110 mikrogramë jod në ditë. Fëmijët nga 7 deri në 12 muaj kanë nevojë për 130 mikrogramë jod në ditë. Fëmijët nga 1 deri në 8 vjeç kanë nevojë për 90 mikrogramë jod në ditë. Adoleshentët dhe të rriturit për 150 mikrogramë në ditë ndërsa gratë shtatzëna dhe ato lehonë për 220 dhe 290 mikrogramë jod respektivisht. Ushqimet më të pasura me jod janë peshku ton, kosi, djathi, vezët dhe mishi.