Do të jenë javë intensive për të kuptuar se cila do të jetë e ardhmja e Paulo Dybala. Numri 10 i Juventus-it po diskuton prej kohësh për rinovimin e kontratës, por në javët e fundit duket se ka patur shumë pengesa.
Në fundin e shkurtit mund të ketë zhvillime të reja, por nuk përjashtohet edhe një lamtumirë në fundin e sezonit.
Në fakt, zërat që vijnë nga Anglia parashikojnë një luftë të madhe për Joya-n. Sipas Mirror, nuk është vetëm Liverpool në gjurmët e argjentinasit. Dybala pëlqehet shumë edhe nga Manchester United, Chelsea dhe Arsenal.
Lajmet e fundit flasin për një pëlqim të lojtarit kundrejt Liverpool-it, por nuk duhet harruar, njëkohësisht, edhe për interesimin e Inter-it, gjithmonë i vëmendshëm ndaj sulmuesit bardhezi.
Gjithçka do të jetë më e qartë pas asaj që do të ndodhë mes lojtarit dhe Juventus-it në takimin që do të zhvillohet në fundin e këtij muaji. (Telesport.al)