Gazmend Bardhi ka publikuar një video në llogarinë e tij të Facebook që është shpërndarë si mesazh në mediat pranë PD-së duke akuzuar Damian Gjiknurin se ky i fundit është shprehur që se ka pasur shok klase Mirel Mërtirin.

Në videon e publikuar nga Gazmend Bardhi, e cila është e pasqyruar edhe në faqen e Kuvendit gjatë një seance plenare, dëgjohet që z. Gjiknuri është shprehur: atë e kam pasur në shkollë, teksa replikonte me Bardhin që i drejtohej për njohjen me Mirel Mërtirin.

Ndërkohë Bardhi në videon monatzh të publikuar thotë se Gjiknuri është shprehur që e ka pasur shok klase Mërtirin. (Lexo.al)