Po, siç e lexuat! Einxhel Shkira është konkurrentja e nominuar më shumë në historinë e “Big Brother” në të gjithë botën, në këtë format.

Gjatë rrugëtimit të saj, ajo ka dalë 19 herë në nominim duke lënë pas kështu edhe një emër të famshëm të “Big Brother America”, Janelle Pierzina, e cila ka qenë në nominim 12 herë.

Në puntatën e kaluar, Einxhel i tregoi Arbanës se kishte bërë të gjitha përllogaritjet dhe kishte dalë në përfundimin që kishte qenë 19 herë e nominuar në këtë format.

Në njërin prej rasteve, ajo u eleminua nga shtëpia por i rifut me biletën e kthimit.

Karakteri i saj i fortë e luftarak është ai që ka rënë më shumë në sy gjatë rrugëtimit të Einxhel Shkirës, teksa së fundmi ajo pati edhe një aksident ku theu krahun.

Kjo ia bëri më të vështirë lojën, por nuk e pengoi Einxhelin të rikthehej dhe të konkurronte me banorët e tjerë, duke u shpallur finaliste e duke qëndruar deri në fitën e fundit.

Rikujtojmë se Einxhel Shkirës i është plotësuar dëshira e saj më e madhe nga “Vëllai i Madh”. Ajo do të jetë moderatore e emisionit të saj televiziv ku me ndihmën e fondacionit “Dritan Hoxha” do të ndihmojë të gjitha vajzat apo gratë në pamundësi ekonomike të shkollohen dhe të bëhen të pavarura.