Ministrja Elisa Spiropali ka publikuar në rrjetet sociale një foto të saj krah Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Spiropali tregon se me Zelenskyn është takuar në gusht të vitit të kaluar në Samitin e Krimesë, teksa e cilëson Presidentin ukrainas një dhëheqës të vërtetë në paqe dhe luftë.
“Në gusht 2021 pata nderin të takoj Presidentin Zelenskyy në Samitin e Krimesë. Udhëheqës i vërtetë në paqe, udhëheqës i vërtetë në luftë. Sot ne shqiptarët qëndrojmë pranë Presidentit të Ukrainës dhe të gjithë popullit të Ukrainës teksa luftojnë me guxim për çlirimin dhe të ardhmen e tyre”, shkruan Spiropali.