Ish-ministrja e Qeverisë “Rama 1”, Eglantina Gjermeni, njëherësh ish-deputete e Partisë Socialiste është dekretuar nga presidenti Ilir Meta ambasadore e Shqipërisë në misionin e OSBE-së në Vjenë.

Gjermeni në zgjedhjet e kaluara ishte nga deputetët që hoqi dorë nga gara elektorale e 25 prillit 2021.

Eglantina Gjermeni ka mbajtur postin e ministres së Zhvillimit Urban dhe Turizmit.