Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas emërimit të gjyqtarit të 10 në Gjykatën e Lartë.

Në një reagim në rrjetet sociale, ambasadorja Kim shkruan se mirëpret bashkëpunimin ndërmjet institucioneve për zbatimin e Reformës në Drejtësi.

“Mirëpresim bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për zbatimin e Reformës në Drejtësi, përfshirë emërimin e sotëm nga Presidenti të gjyqtarit të 10 në Gjykatën e Lartë. Kjo rrit funksionalitetin e Gjykatës së Lartë, gjithashtu i mundëson Gjykatës Kushtetuese të emërojë një gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese”, thotë Kim.

Presidenti Meta emëroi gjykatësen Arbena Ahmeti në Gjykatën e Lartë.