Më në fund është rikthyer edhe Cristian Eriksen të luajë në fushën e lojës, teksa ka bërë debutimin e tij me Brentford në sfidën e zhvilluar kundër Newscastle, takim i vlefshëm për javën e 27-të të Premier Leagues.

Pas 259 ditësh, ish-mesfushori i Interit rikthehet protagonist në fushën e lojës, ndërsa “hedh prapa krahëve” atë ngjarje të dhimshme të përjetuar në Europian me Danimarkën, ku pësoi arrest kardiak dhe i ndaloi zemra.

Eriksen hyri në fushën e lojës në minutën e 52 të takimit, që fatkeqësisht nuk e shpëtoi skuadrën e tij nga humbja, por gjithsesi rikthimi i tij u prit me ovacione të shumta nga tifozët, ku videoja e këtij momenti po bën përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale.

“Përveç rezultatit, mund të them se jam një njeri i lumtur, është një ndjenjë e mrekullueshme të rikthehesh në fushë. Trajneri nuk më tha shumë kur po aktivizohesha, vetëm më uroi fat dhe më tha ta shijoja lojën. Ishte gjithçka e veçantë që nga dita e parë. Klubi u kujdes për mua. Këtu janë familja ime, prindërit e mi, fëmijët e mi, vjehrra ime dhe disa mjekë që më kanë ndihmuar”, ka theksuar Eriksen.