Partia Demokratike nuk ka zyrtarizuar akoma të gjashtë kandidatët për kryetar të Bashkisë në 6 njësitë vendore. Ajo është më vonë se grupimi Berisha që i ka përcaktuar këto emra dhe Partia Socialiste.

Por gjatë këtyre ditëve kanë dalë disa emra që cilësohen si të sigurt dhe disa si jo të tillë. Tashmë është zyrtarizuar kandidatura për bashkinë e Durrësit.

Luan Hoti, do të jetë propozuari nga PD-ja për të konkurruar përballë Emirjana Sakos të PS-së dhe Ardian Mukës të grupimit Berisha, që përfshihet në koalicionin Shtëpia e Lirisë, ku futen LSI dhe PDK e Ndokës.

Kandidatët e Bashës për 6 bashkitë, dalin emrat:

PD është drejt konfirmimit të kandidaturës për bashkinë e Shkodrës. Xhemal Bushati, ish-kreu i këshillit bashkiak mendohet se do të jetë kandidati i Bashës për të rivalizuar Bardh Spahinë të grupimit Berisha dhe kandidaten e PS-së, prefekten aktuale Majinda Angoni.

Kandidatët e Bashës për 6 bashkitë, dalin emrat:

I sigurt flitet edhe kandidati për bashkinë e Rrogozhinës, ku PD do të caktojnë Fatbardh Saraçin që do të “ndeshet” më 6 mars me dy kandidatët e tjerë Edison Memolla i PS-së dhe Hekuran Xhani i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Për bashkinë e Vorës përflitet emri i Fiqiri Ismailit, por nuk është përfundimtar. Ai edhe parë ka qenë ish-kryetar i bashkisë së kësaj njësie vendore. Kandidaturë e pavendosur është ajo e Lushnjës, e ku sipas burimeve po diskutohen disa emra.

Ndërsa mësohet se për bashkinë e Dibrës përflitet emri i Naim Gazidedes që është kryetari i degës së PD-së, por akoma nuk është vendosur përfundimisht. Zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashkitë do të shihen më tepër edhe si një rivalitet ndërmjet dy grupimeve brenda PD-së, të Bashës dhe Berishës, cili nga kandidatët do të marrë mbështetje më shumë. Beteja më e fortë do të zhvillohet mes dy grupimeve në ato qytete që njihen si bastione të demokratëve, si Shkodra apo Dibra. Aty do të shihen se cilën kandidat do të mbështesin demokratët ata të Berishës apo të Bashës.

Shkodër

Majlinda Angoni PS

Fatbardh Spahia Shtëpia e Lirisë

Xhemal Bushati PD

Durrës

Emirjana Sako PS

Ardjan Muka Shtëpia e Lirisë

Luan Hoti PD

Lushnje

Eriselda Sefa PS

Elton Bano Shtëpia e Lirisë

PD pa kandidat ende

Dibër

Rrahim Spahiu PS

Premtim Kryemadhi Shtëpia e Lirisë

Naim Gazidede- PD, i pavendosur

Vorë

Blerim Shera PS

Lulzim Vrana- Shtëpia e Lirisë

Fiqiri Ismaili PD, i pavendosur

Rrogozhinë

Edison Memolla PS

Hekuran Xhani Shtëpia e Lirisë

Ferdinand Saraçi PD